Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Spice Girls” vjen te publiku me një surprizë më të madhe sesa thjesht një ribashkim!

“Spice Girls” vjen te publiku me një surprizë më të madhe sesa thjesht një ribashkim!
June 23
17:10 2016

Është aluduar vazhdimisht se çfarë do të sjellë si projekt te publiku ish-grupi “Spice Girls” për 20-vjetorin e krijimit të tyre. Disa media kanë thënë se ato do të vijnë me një këngë të re, disa kanë thënë se vajzat janë në prag të çeljes së një turi botëror, por duket se këta zëra janë hedhur poshtë nga vetë anëtaret e grupit, të cilat e kanë zbuluar surprizën: një dokumentar me gjithë rrugëtimin e tyre.

Burime pranë grupit kanë thënë për “The Sun” se vajzat krijuan histori në muzikën pop, ato ende sot e kanë popullaritetin që duhet dhe njerëzit me zor presin diçka të re prej tyre. BBC, ITV dhe Sky do të “luftojnë” fort për të marrë ekskluzivitetin e transmetimit të dokumentarit dhe kjo është diçka vërtet e mirë për to….

Gjithsesi, është thënë se vetëm 3 prej tyre do të mund të angazhohen plotësisht në krijimin e këtij dokumentari pasi Victoria Beckham dhe Melanie C kanë dhënë dorëheqjen që prej fillimit. Beckham është shprehur se “Spice Girls” është një kapitull i mbyllur për të dhe profesioni i saj i ri nuk i lë hapësira boshe për t’u marrë me pasione të këtij lloji. Pothuajse të njëjtën gjë ka përmendur edhe Melanie C, duke treguar se është shumë e zënë me angazhime të tjera.

Ndërkohë që tri vajzat e tjera, Emma Bunton, Geri Horner dhe Mel B, jo vetëm që do të vazhdojnë projektin, por janë duke menduar edhe për një këngë të re.

Komento
Shperndaje