Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Spice Girls”, pjesë e një projekti shumë të rëndësishëm

“Spice Girls”, pjesë e një projekti shumë të rëndësishëm
July 06
13:33 2016

Fondacioni i bamirësisë “Global Goals” është frymëzuar nga kënga e grupit “Spice Girls” me titull “Wannabe” 20 vite pas lançimit për të ndihmuar në kauzën e forcës së femrës.

Vetë Victoria Beckham e ka mbështetur këtë projekt që në fillesat e tij. Bëhet fjalë për një video, ku me anë të këngës, disa vajza të reja përpiqen që me lëvizjet e tyre të bëjnë vajzat të mendojnë për forcën e tyre, të ngrihen e të realizojnë ëndrrat që kanë. Projekti është quajtur #WhatIReallyReallyWant (ajo çka dua vërtet).

Pas krijimit të kësaj videoje, sipërmarrësit e projektit kanë kërkuar nga të gjithë vajzat nëpër botë të shprehin ëndrrën e tyre më të madhe në një postim në rrjetet sociale dhe të përdorin hashtagun #WhatIReallyReallyWant. Kjo jo vetëm do të bëjë të njohur ëndrrën e tyre kudo, por fondacioni ka menduar të zgjedhë një numër prej tyre e më pas t’i ndihmojë të realizojnë ëndrrën e tyre. Ky projekt ka shkuar deri në Kombet e Bashkuara, që gjithashtu po e mbështet.

Nga ana tjetër, vajzat e “Spice Girls” janë shprehur tejet të emocionuara që kënga e tyre po përdoret për të bërë një revolucion në mendësinë e femrës. Sipas tyre, ky projekt do të ngjallë dëshirën tek to për të reaguar kundër diskriminimit gjinor, shtypjes dhe imponimit të shoqërive patriarkale.

Më poshtë ndiqni videon dhe pse jo, bëhuni edhe ju pjesë e kauzës!

Shperndaje