Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Spektakël i vërtetë në “DWTS”. Graciano dhe Dion lënë partneret dhe kërcejnë bashkë një tango!

Spektakël i vërtetë në “DWTS”. Graciano dhe Dion lënë partneret dhe kërcejnë bashkë një tango!
June 02
14:37 2018

Mbrëmjen e djeshme është mbajtur gjysmëfinalja e “Dancing With The Stars”  në të cilën performuan 6 personazhe VIP të shoqëruar nga balerinët e tyre profesionistë. Aulona Musta dhe Soni Malaj ishin dy konkurrentet që u përballën në “Dance off”  i cili këtë herë nuk ka zgjedhur të vendosë përballë njëri-tjetrit personazhet më pak të votuar. Ka qenë Ilir Shaqiri ai që ka vendosur se në “Dance Off” do të shkonin Aulona me Gracianon dhe Soni me Dionin. Të dy çiftet bënë performancat e tyre  të shkëputuara nga 2 musical shumë të famshme si: “Cell block” Chicago – Aulona & Graciano, “Sign sign” – Soni & Dion.

Pavarësisht emocioneve që dy çiftet konkurrente kishin pati shumë humor në këtë përballje. Pasi  Iliri vendosi që t’i mbante të dyja në garë edhe Aulonën edhe Sonin, produksioni i ka kërkuar Dionit edhe Gracianos që të kërcenin një tango bashkë.

Edhe pse dukej disi e çuditshme kërcimi i dy balerinëve është duartrokitur nga juria dhe konkurrentët e nisur nga kjo edhe Aulona e Soni kanë performuar një tango të dytë. Padiskutim ky ka qenë një ngga momentet më të këndshme dhe interesant të mbrëmjes. Javën e ardhshme do të  mbahet finalja e këtij spektakli e cila padiskutim ka shumë surpriza që nuk duhen humbur.  /Blitz.al/


Komento
Shperndaje