Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Spanja do pak nga suksesi i Eleni Foureirës! Këngëtarja shqiptare e ftuar speciale në finalen e spektaklit të njohur

Spanja do pak nga suksesi i Eleni Foureirës! Këngëtarja shqiptare e ftuar speciale në finalen e spektaklit të njohur
January 21
14:36 2019

Shqipëria ishte e para që prezantoi botën me përfaqsuesen e saj në eventin më të rëndësishëm muzikor në Europë, Eurovision 2019.

Jonida Maliqi me këngën “Ktheju Tokës” do të përfaqësojë shqiptarët më 14 ose 15 maj në Tel Aviv në Izrael ku do të mbahen edhe dy netët gjysmëfinale dhe finalja e madhe.

Mbrëmjen e djeshme Spanja ka shpallur fituesin e saj. Miki Nunez 23 vjeç është këngëtari nga Barcelona që do të përfaqësojë Spanjën këtë vit në Eurovision me këngën “La venda”. Miki arriti të dominonte mbi kolegët e tjerë duke marrë 34% të votimeve të publikut. Por arsyeja përse kjo ngjarje mori vëmendjen tonë është pjesëmarrja e shqiptares Eleni Foureira si e ftuar speciale në mbrëmjen finale të spektaklit “Operacion Triunfo” që shpall fituesin.

Eleni ka performuar mbrëmjen e djeshme në Spanjë hitin e saj të padiskutueshëm, “Fuego”  në skenën e “Operacion Triunfo” dhe ka qenë një nga të parapëlqyerat e produksionit. Pavarësisht se në edicionin e kaluar të Eurovision Eleni me “Fuego” nuk morën dot çmimin e  parë, le të themi se fitorja e Foureiras ishte akoma më e madhe pasi jo vetëm që doli në vendin e dytë por kënga e saj u bë hit kudo në botë dhe që prej majit ajo ka një axhendë tepër të ngarkuar me koncerte në gjithë botën.

Duket se Spanja ka dashur që këtë vit të ketë sadopak fatin e shqiptares të cilës i mjaftoi kjo këngë në Eurovision për të “pushtuar” botën./Blitz.al/

Komento
Shperndaje