Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sozia e Taylor Swift: Nuk dua të fitoj para duke u shtirur si Taylor

Sozia e Taylor Swift: Nuk dua të fitoj para duke u shtirur si Taylor
April 11
17:44 2016

Adoleshentja nga Australia, Olivia Sturgiss, thotë se nuk është munduar kurrë të imitojë idhullin e saj, edhe pse ka një dashuri të pashpjegueshme për gjithçka që ka lidhje me Taylor Swift.

19-vjeçarja ka thënë se është e vërtetë që ajo do t’i siguronte vetes shumë të ardhura nëse do të sillej si Taylor apo të pozonte si ajo, por Olivia ndihet aq shumë e dhënë pas Swift saqë nuk mund ta bëjë këtë. “Do të ndihesha sikur do e tradhtoja nëse do fitoja të ardhura prej faktit që ajo më ka inspiruar. Sigurisht që e kam menduar, por për të qenë e sinqertë ndihem keq në ndërgjegje nëse e bëj këtë”, – ka deklaruar Olivia.

Një kompani që merret me fotografimin e yjeve të showbizz-it botëror i ka ofruar Olivias një kontratë 1 milion dollarëshe në këmbim të një seti ku kjo e fundit të pozonte si Tayler, por Olivia e ka refuzuar duke i qëndruar besnike vendimit të saj se ajo do thjesht të mbetet një fanse e zjarrtë dhe jo të fitojë para prej kësaj.

Komento
Etiketimet
Shperndaje