Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sot Stresi është zgjuar “Arkimed”

August 27
13:29 2016

Arkimed Lushaj ose siç e njohim të gjithë me ermrin e artit Stresi, edhe pse prej disa muajsh nuk ka publikuar projekte të reja, ai ka vazhduar të jetë aktiv në mediat sociale.
Ky mëngjes ka qënë ndryshe për Stresin. Reperi i fjalëve të ashpra këtë të shtunë është zgjuar “Arkimed”, filozof fjalëpak por kuptimplotë. Nëpërmjet disa postimeve të njëpasnjëshme në Instagram reperi shkruan: Ndonjëherë bota të duket e bukur sepse dikush të vlerëson për atë që je, jo për atë që duhet të jesh. Më vonë nëpërmjet fjalëve të thjeshta Stresi ka shpërndarë një foto mbi të cilën shkruhej:Ne shpenzojmë kaq shumë para për blerjen e veshjeve dhe nuk e kuptojmë se momentet më të mira që ne jetojmë, janë ato ku ne nuk kemi veshur asgjë.”

Nga Stresi jemi mësuar të shohim shpesh postime rebele kundër qeverisjes aktuale apo rreth idesë për legalizimin e kanabisit megjithatë duhet thënë se kot nuk ka dy emra. Nëse dje ishte Stres sot na dëshmoi se di të jetë edhe Arkimed./Blitz.al/

Shperndaje