Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Sot martohet Gaz Paja! Detajet e ceremonisë luksoze VIP me 300 të ftuar

Sot martohet Gaz Paja! Detajet e ceremonisë luksoze VIP me 300 të ftuar
June 01
14:49 2019

Ditë më parë u bë publik lajmi se së shpejti Gaz Paja dhe partnerja e tij Ira Seferi do të kurorëzoni në martesë dashurinë e tyre.

Gazi dhe Ira kanë disa vite bashkë, por kanë preferuar që marrëdhënien e tyre ta mbajnë larg medias. Por tashmë dasma ka një datë dhe do të ndodhë sot në mbëmje!

“PanoramaPlus” ka zbuluar pak më parë se edhe pse gjithçka është mbajtur shumë e fshehtë Gazi dhe Ira do të martohen sot.

Të ftuarit kishin disa ditë që morën ftesat e babait të njohur, Luftar Paja, dhe nënës së tij, ku mbi 300 miqtë e përzgjedhur i ftojnë të marrin pjesë në dasmën e djalit të tyre me bionden shumë simpatike, një vajzë e panjohur në publik. Edhe pse artisti është përpjekur që t’i mbajë deri diku diskrete detajet e ceremonisë luksoze me shumë personazhe të famshëm të të gjitha fushave, dasma do të jetë një mbrëmje e gjatë që do t’i ngjasojë një koncerti, pasi në dasmën e Gazit do të performojnë disa këngëtarë.

Me kostumet e dizenjuara nga stilisti Joni Peçi, Gazi do të jetë në stilin “haute couture”, ashtu siç meriton një natë e veçantë si ajo e dhëndërisë.

Muzika do të jetë një miks e të gjitha trevave të Shqipërisë dhe, natyrisht, që për ceremoninë do të respektohen të gjitha fazat, që nga koktejli i pritjes së të ftuarve, kulminacioni me djegien e shamisë së beqarit, momenti i tortës dhe puthjes së çiftit dhe patjetër që do të ketë dhe mbyllje ekzaltuese siç është heqja e kravatës dhe argëtimi pa frena.

Lajmi se  aktori do të kurorëzojë në martesë dashurinë e tij me partneren bionde doli pak javë më parë, ndërsa vetë Gazi e konfirmoi në spektaklin “Portokalli”, duke bërë batutë me veten se “është tjetri mirë e bukur në jetën e tij, e shkon e martohet!” Aktori i njohur  është munduar që lidhjen e tij ta mbajë larg syrit të mediave dhe rrallëherë është shfaqur në publik me të, por duket se kjo vajzë që ai e ka përkufizuar si “e bukura e dheut”, ia mori mendjen për t’u bërë gruaja e tij.

Bëhuni gati, sonte kemi dasmë besojmë do ketë aheng edhe në Instagram./Blitz.al/

Share