Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Sot kur Fernando nisi shkollën Çiljeta kujtoi se sa shumë i ngjan babait të tij

Sot kur Fernando nisi shkollën Çiljeta kujtoi se sa shumë i ngjan babait të tij
September 16
17:15 2019

Në mbarë vendin ditën e sotme ka nisur vitit i ri shkollor 2019-2020. Të shumtë kanë qenë personazhet që janë emocionuar kur kanë çuar në bankat e shkollës të vegjlit e tyre.

Çiljeta Xhilaga ka shoqëruar sot në shkollë djalin e saj, Fernando. Ai ka nisur sot klasën e parë ndaj dhe emocionet kanë qenë të mëdha jo vetëm për Fernandon por edhe Çiljetën. Në një postim në Instagram këngëtarja ka përcjellë emocionet e saj duke përmendur gjithashtu edhe babain e Fernandos, ish-partnerin e saj dhe se sa shumë i ngjan i biri atij.

“Biri im dhe shoku im. Nëse Zoti do më lejonte të zgjidhja një djalë, nuk ka dyshim që ai do ishte ti. Duket si dje kur të lexoja dhe të shikoja të luaje. Sot shoh një pjesë të vetes tek ti në mënyrën si sillesh dhe gjërat që bën. Edhe pse pjesën më të madhe e ke marrë nga babi jot, pamjen e jashtme dhe karakterin e fortë si burrë i madh. Jam mirënjohëse që isha në planin e Zotit për të ndihmuar djalin tim të bëhet një zotëri i vogël. Vit të mbarë shkollor dashuria mamit”, shkruan Çiljeta.

Kjo është ndër të paktat herë që këngëtarja flet për babain e Fernandos. Çifti u nda pak pas lindjes së djalit./Blitz.al/

Share