Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sot del kënga “1, 2, 3”, bashkëpunim i Besës, Florit dhe…

June 14
09:58 2016

Kanë kaluar vetëm pak javë nga dita kur këngëtarja Besa Kokëdhima përshëndeste Blitz.al nga shesh-xhirimet në Kosovë, për përgatitjen e këngës së saj më të re në bashkëpunim me Flori Mumajesin (lexo këtu).

E ja ku erdhi dita e shumëpritur për fansat e dy këngëtarëve: nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Instagram, Flori ka lajmëruar të gjithë ndjekësit se kënga e tyre e re, e titulluar “1, 2, 3”, do të publikohet sot në orën 19:00.

Ajo që lë një hije dyshimi është se në postimin e Florit – si në poster ashtu edhe në tekst – lihet me pikëpyetje numri 3, pra Besa (1), Flori (2) dhe…

Të jetë vallë edhe një person i tretë që do të jetë pjesë e këngës, për prezencën e të cilin nuk kemi dëgjuar gjë deri sot? Nga ajo që kuptohet nga postimi i Florit mund të bëhet fjalë për një vajzë, por le të presim…

 

1 2 ? Premier Nesër 19:00 @besaofficial @kledibahiti @threedotsproduction

A photo posted by Flori✅ (@iamflorimumajesi) on

Komento