Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Sony” i ofron 150 milionë dollarë Daniel Craig për të luajtur në filmat e James Bond

“Sony” i ofron 150 milionë dollarë Daniel Craig për të luajtur në filmat e James Bond
September 05
15:56 2016

 Daniel Craig më herët ka pohuar se do të bënte gjithçka vetëm që mos të kthehej në rolin e James Bond. Kompania “Sony” ende është duke shpresuar t’i ndryshojë mendjen aktorit 48-vjeçar, madje thuhet se studioja i ka ofruar një vlerë prej 150 milionë dollarësh për rolin edhe në dy filma të tjerë.
Idris Elba, Tom Hiddleston dhe Aidan Turner kanë qenë emrat e lakuar më së shumti si aktorët zëvendësues dhe pretendentë për rolin e James Bond, por mesa duket producentët dhe regjisorët i kanë sytë ende drejt Daniel Craig.
Një burimi për “Radar” është shprehur se tashmë të gjithë e dinë se sa i preferuar është Craig për drejtuesit e filmave. “Ideja e humbjes së një aktori si ai nuk është një opsion i mirë dhe të gjithë janë të shqetësuar”.
Thuhet se producentja Barbara Brokoli shumë shpejt do të japë vendimin përfundimtar nëse Craig do të rikthehet në rol, por  ende nuk dihet se si Daniel Craig do t’i përgjigjet kësaj oferte ./Blitz.al/

Shperndaje