Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sonte finalja e Eurovizionit: Grekët ndryshojnë qëndrim ndaj Eleni Fourierës!

Sonte finalja e Eurovizionit: Grekët ndryshojnë qëndrim ndaj Eleni Fourierës!
May 12
10:20 2018

 

Si kurrë më parë, në finalen e festivalit muzikor Eurovizion, performojnë 3 shqiptarë: Eugent Bushpepa (Shqipëri), Ermal Meta (Itali) dhe Eleni Fouriera (Qipro).

Fotot e postuara nga përfaqësuesja qipriote duke bërë shqiponjën me duar kanë ngjallur mjaft irritim në opinionin publik grek të cilët kanë shpërhyer në urrejtje ndajë këngëtares së njohur.

Por performance elektrizuese e Elenit dhe kalimi në finale e ka qetësuar disi situatën në Greqi.

Tashmë mjaft media të njohura në vendin fqinj kanë mbështetur hepur Qipron në festival dhe i kanë dhuruar lavde Foureiras. Ndërkohë, edhe kanali shtetëror grek, ERT është kritikuar për mospërzgjedhjen e Elenit si përfaqësuese e Greqisë në të njejtin kompeticion.

Gazetari Dhimos Verikios duke folur në kanalin Alpha është shprehur se Eleni është një mrekulli në skenë dhe se të gjithë grekët duhet ta mbështesin. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje