Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sonila Meço: “Pse kryeministri bën konferencë shtypi me përfaqësues të biznesit riciklues dhe jo me gazetarë?”

Sonila Meço: “Pse kryeministri bën konferencë shtypi me përfaqësues të biznesit riciklues dhe jo me gazetarë?”
September 26
16:05 2016

Kryeministri Rama ka mbajtur ditën e sotme një konferencë shtypi me përfaqësues të biznesit, lidhur me çështjen e importit të mbetjeve në Shqipëri.

Mungesa e gazetarëve në këtë konferencë nuk i ka pëlqyer Sonila Meços, e cila ka shkruar një status në Facebook, ku kritikon rëndë Ramën për këtë fakt.

“Pse kryeministri zgjedh të bëjë konferencë shtypi me përfaqësues të biznesit riciklues dhe jo me gazetarë?” – shkruan gazetarja. “Sapo e pohoi vetë live, sepse “gazetarët janë përfaqësues mediash, pronarët e të cilave kanë interesa të pastra politike””.
“Nuk e di si ta cilësoj, fyerje për gazetarët, lëvdatë për pronarët (thjesht interesa të pastra politike?), apo grusht shteti ndaj qeverisë nga ana e mediave të rreshtuara?” – e përfundon statusin e saj Meço. /Blitz.al/

 

 

Shperndaje