Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sonila Meço: Përse ende na duhet apeli i personazheve të rëndësishëm për të pranuar gruan në jetën tonë?

Sonila Meço: Përse ende na duhet apeli i personazheve të rëndësishëm për të pranuar gruan në jetën tonë?
October 24
22:48 2016

Sonila Meço poston shpesh në rrjete sociale shqetësimet apo situatat të cilat ajo has në përditshmëri. Mbrëmjen e sotme gazetarja e njohur ka ngritur edhe njëherë një nga pikëpyetjet më të mëdha të shoqërisë, që lidhet me gjininë femërore.

Meço rrëfen se ditën e sotme ka lexuar në rrjete sociale se si femrat bëjnë thirrje për të mbrojtur gjininë e tyre. Rikthimi në Shqipëri i ish-bashkëshortes të kryeministrit, aktores  Matilda Makoçi, është një lajm që ka pushtuar të gjithë opinionin publik. Reagimi i Rudina Xhungës ndaj këtij fakti, ku kërkonte pranimin pa dramë të aktores,  ka tërhequr vëmendjen e Sonila Meços. Një tjetër status i këngëtares Aurela Gaçe ditën e sotme, në të cilin ajo e quante të pavend paragjykimin në gjini për fëmijën, ka qenë gjithashtu një thirrje për të pranuar femrën në shoqëri pa paragjykime. Duke marrë shkas nga këto dy reagime, Meço shprehet e habitur se si në vitin 2016 ende duhet apel për të pranuar femrën në shoqëri.

 

“Lexoj Rudinën që kërkon të pranojmë pa dramë rikthimin e Matildës në jetën publike. Matildës si grua arti, si grua shndërruar para kohe në nostalgji, si grua me dramat e saj, por me aftësinë për të dhënë kënaqësi me prezencën e saj. Lexoj Aurelën që kërkon të pranojmë pa dramë ardhjen e një vajze në jetë. Vajzës si bekim për dashurinë e prindërve, vajzës si fëmijës së sotëm për të qenë krenari në çdo fazë të rritjes, vajzës që do ketë dramat e saj, por me aftësinë e jashtëzakonshme për të dhënë kënaqësi. Dhe kujtoj se është data 24 tetor 2016 dhe ne ende na duhet apeli i grave të rëndësishme të jetës publike për të pranuar gruan në jetën tonë, sido që ajo vjen, e pastër, e dlirë dhe e lehtë nga jeta e nënës, apo e stërvitur, përmbushur, a drobitur nga të jetuarit. Pse xhanëm, pse?”- ka shkruar Sonila.

Komento
Shperndaje