Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sonila Meço: Ngujimi mediatik s’është zgjidhje, veçse dëshmi e dështimit

Sonila Meço: Ngujimi mediatik s’është zgjidhje, veçse dëshmi e dështimit
April 30
15:40 2016

Moslejimi i një grupi gazetarësh të njohur dhe Shoqërisë Civile në dëgjesën publike për prezantimin e projektit të “Arenës Kombëtare”, ka shkaktuar edhe reagimin e gazetares dhe moderatores së njohur Sonila Meço.

Një ditë më parë, analistët Fatos Lubonja, Andi Bushati, Ylli Rakipi bashkë me Gjergj Bojaxhiun, nuk u lejuan të ndjekin nga afër dëgjesën publike dhe fjalën e kryeministrit Rama në prezantimin e këtij projekti.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Sonila Meço dënon shkeljen e lirisë së fjalës dhe ngujimin mediatik të shkaktuar nga dështimi i çdo mjeti tjetër për bashkëjetesë normale mes pushteteve në vend.

Ja reagimi i plotë:

Lubonjën e përzenë nga takimi i ‘transparencës’, Krasta deklarohet i papunë, Bejtja i konsideruar i rrezikshëm ndodhet përtej perimetrit mediatik, të tjerë emra me peshë të opinionbërjes në këtë vend qëndrojnë larg rreshtimit rigoroz duke varfëruar si asnjëherë më parë mendimin dhe idetë në median tradicionale.
Ka ende mëdyshje pse u mbyll një televizion dhe pse po mbyllen në kullë të tjerët?
Ngujimi mediatik nuk është zgjidhje, në fakt dëshmon dështimin e çdo mjeti tjetër për bashkëjetesë normale mes pushteteve në këtë vend.
O njëri, o tjetri!

Komento
Etiketimet
Shperndaje