Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sonila Meço: “Ne kemi popullin më të informuar, zgjedhjet e ardhshme plebishitare!”

Sonila Meço: “Ne kemi popullin më të informuar, zgjedhjet e ardhshme plebishitare!”
July 21
15:42 2016

Duke qenë se reforma në drejtësi është kthyer në temën më të diskutuar të ditës, nuk ka mbetur edhe pa vëmendjen e disa prej figurave më të njohura të Shqipërisë, të cilët kanë thënë të tyren lidhur me situatën. Një reagim ka ardhur edhe nga gazetarja Sonila Meço, në llogarinë e saj në Instagram, e cila duket se ka prekur një aspekt tjetër të situatës së reformës në drejtësi.

Ajo thotë se në media po përsëritet shumë fakti se 91% e shqiptarëve e duan reformën në drejtësi, por ajo bëhet konfuze për faktin se si kanë arritur mediat të dalin në këtë përfundim. Ajo pyet nëse shqiptarët vërtet e kanë lexuar apo jo draftin e reformës, a e dinë ata se çfarë janë vendet e rezervuara apo koncepte të ngjashme me të.

Për këtë fakt Meço ka reaguar se nëse shqiptarët i dinë të gjitha këto detaje, atëherë “nuk ma ndjen për politikën e ndyrë, ambasadorët jo diplomatikë, shkeljet ligjore në procedurat e sotme parlamentare, sepse kemi fituar popullin më të informuar, më të përfshirë, me aksesin më të gjerë në informacion se çdo popull tjetër në glob…” – ka thënë ajo.

Ndërkohë që ka përfunduar fjalën e saj duke thënë se nëse është kështu, “zgjedhjet e ardhshme duhet të jenë plebishitare me 91% dhe asnjë forcë me 9% përkrahje nuk mund të zhbëjë një vullnet si ky, apo jo?” – është shprehur me doza ironie Meço.

Sonila Meço - Instagram

Komento
Shperndaje