Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sonila Meço: Kjo është dhurata më e bukur që na dha jeta!

Sonila Meço: Kjo është dhurata më e bukur që na dha jeta!
November 04
10:44 2016

Moderatorja e njohur Sonila Meço ka sot festën më speciale të vitit. E vogla e saj, Amaris, feston 5-vjetorin e lindjes dhe kjo ditë është tejet e veçantë për mami Sonën.

E njohur për fjalët përzgjedhëse dhe tejet të ndjera, gazetarja Sonila Meço nuk mund të mos i dedikonte vogëlushes një status të ndjerë e plot dashuri, në këtë ditë speciale për të.

“5 vjet nga dhurata më e bukur që jeta na dha, për t’i dhënë jetë mrekullisë sonë. Gëzofsh gjithë jetën, dritë syri! Rrofsh gjatë për t’u ndier e lumtur e për të bërë njerëz të lumtur!”- shkruan Meço në urimin e saj.

Urimeve të shumta për Amarisin e vogël i bashkohemi edhe ne, duke i uruar asaj jetë të gjatë e të lumtur./Blitz.al

Komento
Shperndaje