Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sonila Meço i vjen në ndihmë Rozana Radit

September 19
15:37 2016

...

Rozana Radi, artistja e cila sapo ka nisur eksperiencën si skenariste në show-n e kërcimit “Dance with me”, ka ndarë me miqtë e saj në Facebook edhe një plan tjetër për të ardhmen.

Rozi shkruan se së shpejti do të hapë një biznes të ri, për të cilin kërkon një logo të bukur e për këtë kërkon ndihmën e miqve të saj.

“Miq virtualë të Facebook-ut. Duke qenë që po hap një biznes të vogël, i cili do të mbajë emrin tim, do të dëshiroja që të gjithë ata që kanë dëshirë të më skicojnë emrin dhe mbiemrin ose vetëm germën “R” para emrit dhe mbiemrit për logon e biznesit, mund të m’i nisni në privat. Logoja më e bukur do të përzgjidhet nga stafi im”, – shkruan Rozi, kërkesë e cila mori menjëherë një mori komentesh me foto të logove të ndryshme.

Interesant është fakti se ajo e ka bërë shumë shpejt zgjedhjen e saj, logo e cila iu sugjerua nga gazetarja dhe mikesha e saj Sonila Meço.

“Ta gëzosh zemra!” – i ka shkruar gazetarja.

Mund të themi se tashmë Rozi e ka gjithçka gati, edhe pse nuk ka dashur të rrëfejë më shumë për llojin e biznesit, por Blitz.al ka zbuluar se aktiviteti i saj ka të bëjë me fushën e modës, me stilin. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje