Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sonila Meço: Droga, drama më e madhe e prindit shqiptar

Sonila Meço: Droga, drama më e madhe e prindit shqiptar
September 16
17:07 2016

Puntata e djeshme në “Opinion” ka ngjallur jo pak debat dhe interes pas deklaratave publike të gazetarit Artan Hoxha, i cili u shpreh se kishte informacione se piloti italian i avionit që zbarkoi ditën e djeshme në Durrës kishte pranuar se po transportonte rreth 200 kg kanabis drejt vendit tonë.

Reagimet kanë qenë të shumta, sidomos pas shoqërimit në prokurori të gazetarit menjëherë pas përfundimit të emisionit pasi  u akuzua se kishte bërë publike sekrete shtetërore. Një prej këtyre reagimeve ka qenë edhe ai i gazetares Sonila Meço, e cila ka ngritur pyetjen se përse kjo temë fillimisht konsiderohet si një temë politike apo thriller talk show-sh dhe jo si një efekt nga i cili mund të preken fëmijët tanë.

“Mundet që votat të blihen me paratë e drogës, mundet një zyrtar të dekonspirojë hetimet për një trafikant, mundet shifrat e servirura për hektarët dhe rrënjët të jenë të pavërteta, të fryra a shfryra sipas kahjes së deklaratës në parlament, mundet gazetari të shoqërohet se dëmton hetimin, megjithëse transportuesi i drogës çshoqërohet për të bërë gjumin e lehtë në një hotel në Tiranë. Çfarë nuk mundet asesi të konceptohet është mostrajtimi i temës së drogës si drama e madhe e prindit shqiptar, që e sheh fëmijën të ekspozuar karshi saj. Më pranë se kaq, më konkret dhe më i prekshëm nuk mund të ish ky rrezik. Mund të përmendja vëllanë, motrën, mikun si njeriun e preokupuar, por kur prindit i kanoset rreziku kaq pranë për fëmijën, uhhhhh çfarë ndjen ai shpirt! Atëherë pse e shohim ende thjesht si ngjarje kronike, si temë politike, si thriller talk show-sh nokturne? Si ka mundësi mos të ketë një valë shqetësimi shoqëror kur ka mundësi të drogohemi veç nga era që endet mbi ne? Si ka mundësi kjo ndjekje në radhën e parë si e një spektakli që do shpjegojë rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme dhe jo efektin mbi fëmijët tanë?” – shkruan Sonila Meço në Facebook./Blitz.al/

 

Shperndaje