Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sonila Meço dhe Inva Mula, dy mikesha që përhumben në fotot e vogëlusheve të tyre

Sonila Meço dhe Inva Mula, dy mikesha që përhumben në fotot e vogëlusheve të tyre
November 30
12:45 2016

Sonila Meço dhe Inva Mula janë mike shumë të mira. Sopranoja e njohur ka drejtuar edicionin e 16-të të Festivalit Ndërkombëtar Operistik “Marie Kraja” dhe prej disa javësh është shpërngulur në Shqipëri në kuadër të këtij projekti. Miqësia e dy zonjave shkon përtej punës në televizion, deri edhe në familje. Këtë gjë e ka treguar gazetarja e njohur, duke postuar një foto në Facebook krah sopranos së njohur. Dy mamatë janë duke parë fotot e vajzave të tyre, që kanë përafërsisht të njëjtën moshë. Gazetarja ka  treguar se Inva në dhjetor do të organizojë një tribut për Ninën, nënën e saj.

“Sa herë takoj Invën (nëntori është bërë i rregullt) përhumbemi në fotot e të voglave tona, me orë. Çdo ditë për Invën, aria e shpirtit është Nina e vogël, çdo fundvit Nina e madhe është shpirti që i bekon çdo arie…
Kësaj here na fton më 8 dhjetor në një tribut nga Inva për Ninën, si përjetohet lidhja më e fortë në jetë nën kordat e shpirtit”,- shkruan Sonila në Facebook.

Nina mban emrin e gjyshes, nënës së Inva Mulës, e cila u nda nga jeta si pasojë e një sëmundjeje të rëndë. Mula është sopranoja më e vlerësuar në vendin tonë dhe me famë ndërkombëtare, e cila na bën krenarë me artin e saj në çdo vend ku performon./Blitz.al/

 

sonila

Komento
Shperndaje