Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Soni Malaj: Sportistët, ambasadorët e një shteti. Pse bëhen dallime nga atletika tek futbolli?

Soni Malaj: Sportistët, ambasadorët e një shteti. Pse bëhen dallime nga atletika tek futbolli?
July 13
12:15 2016

Luiza Gega është shpallur nënkampione e Europës në garën e 3000 metrave dhe ditët e fundit është diskutuar gjatë fakti se fitorja e saj nuk është pritur në mënyrën e duhur nga qeveria.

Të shumtë kanë qenë personazhet që kanë reaguar ndaj faktit se Luizën pak njerëz e uruan dhe e pritën në aeroport pavarësisht se fitorja e saj është një arritje e madhe.  Pjesë e këtyre figurave publike ka qenë dhe këngëtarja Soni Malaj. Përveçse urimeve dhe lavdërimeve Soni është shprehur e revoltuar dhe duke ngritur pyetjen se përse bëhen diferencime mes atletikës dhe futbollit.

“Dje po ndiqja lajmet dhe kudo pasqyrohej zhgënjimi i nënkampiones së Europës, atletes shqipëtare, Luiza Gega me autoritetet qeverisëse shqipëtare të cilat nuk e takuan për t’a uruar për arritjen e saj, për t’i shprehur mirënjohje.  Luiza, nuk kishte as një uniforme zyrtare nga federata gjatë momentit të marrjes së medaljes. Unë kam patur rastin t’a takoj këtë sportiste të mrekullueshme e cila po na nderon gjithnjë e me tepër dhe kjo falë punës dhe stërvitjes së saj të palodhshme. Sportistët janë ambasadorët e një shteti, pse bëhen këto dallime kaq të mëdha nga atletika tek futbolli? Krenar me ty Luiza Gega, jam e sigurtë, që ti do marrësh edhe shume medalje te tjera.”-shkruan Soni në Instagram.

soni malaj në instagram

Komento
Shperndaje