Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Soni Malaj revoltohet me gazetaren: O injorante me kaçurrela të zeza dhe shpirtin e zi…

Soni Malaj revoltohet me gazetaren: O injorante me kaçurrela të zeza dhe shpirtin e zi…
February 26
20:16 2017

Prej pak kohësh në rrjetet sociale kanë qarkulluar disa foto të këngëtares Soni Malaj me të dashurin e saj në një “club” nate.

Një prej këtyre fotove, një revistë e ka përdorur për kopertinën e saj duke shkruar “Soni Malaj, netët me biznesmenin”. Por duket se kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak këngëtares, e cila e revoltuar e ka postuar në Instagram-in e saj dhe ka një mesazh ofendues madje, për gazetaren.

“O INJORANTE me kaçurrelat e zeza dhe shpirtin e zi, që ke sa vjet që me injorancën tënde dhe ligësinë që ke brenda po vazhdon të bësh artikuj dashakeqës kundra meje, në dëshpërim për të bërë ndonjë lek me pseudoskupet e tua dhe me foto aspak koherente. Unë, ashtu si të gjithë artistët e “Këngës Magjike”, kam festuar çmimet e merituara. Mos ia servirni pas shumë muajve publikut, për të shitur kopjet e tua dhe për të më vënë lloj-lloj epitetesh, moj e mjerë! Të fala o “mami single”!”- shkruan ajo bashkangjitur me foton.

Nëpërmjet këtij postimi gjithashtu Soni ka shpjeguar për të gjithë publikun se fotot që janë duke qarkulluar nuk janë të ditëve të fundit por janë shkrepur pas “Këngës Magjike”./Blitz.al/

Komento
Shperndaje