Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Soni Malaj nuk i reziston dot Rihannës

September 06
12:41 2016

“Sledgehammer” është kënga që ka publikuar Rihanna në muajin qershor. Fama e kësaj kënge ka qenë e lidhur ngushtë me faktin se është kompozim i koleges së saj, Sia. Ky projekt ka qenë i një niveli mjaft të kënaqshëm dhe fansat e kanë pëlqyer.

Duket se edhe këngëtarja Soni Malaj e ka të preferuar këtë këngë, ndaj ka vendosur t’i bëjë një “cover” këngës “Sledgehammer”.  Vetë Soni e ka publikuar këtë në llogarinë e saj në Instagram, duke treguar edhe arsyen se pse ka zgjedhur të japë pikërisht versionin e kësaj kënge.

“”Sledgehammer” është kompozimi më i fundit i Sia-s për Rihanna-n. Një kompozim profesional, melodioz dhe shumë emocional, që nuk munda t’i rezistoja pa i bashkangjitur edhe versionin tim, në formën e “cover”-it. Tashmë ky “cover” i kënduar nga unë gjendet edhe në Youtube”, – ka shkruar Soni Malaj.

Ndërkohë ju mund të ndiqni versionin e Sonit dhe versionin origjinal në video-t bashkangjitur:

/Blitz.al/

Shperndaje