Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Soni Malaj kthehet aty ku mungonte prej 7 vitesh…

Soni Malaj kthehet aty ku mungonte prej 7 vitesh…
October 09
13:30 2016

“Pas 7 vitesh mungesë, rikthehem për herë të 7-të” – shkruan këngëtarja Soni Malaj në profilin e saj në Instagram.

Nëpërmjet një postimi të para pak minutave, Soni ka dashur të lajmërojë të gjithë ndjekësit e saj se sot do të rikthehet të jetë pjesë e festivalit “Kënga Magjike”, shumë vite pas pjesëmarrjes së saj të fundit.

“Pas 7 vitesh mungesë në festivalin “Kënga Magjike” erdhi momenti që unë të jem pjesëmarrëse për herë të 7-të në këtë eveniment muzikor. Ju ftoj të gjithëve të ndiqni prezantimin tim tek “E diela shqiptare””, – shkruan ajo.

Gjithashtu, në fund të postimit ajo falënderon bashkëpunëtorët e saj për këtë krijim, duke përmendur Aldo DJ, Gent Myftarajn dhe Eneda Tarifën. /Blitz.al/

Shperndaje