Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Solidaritet mes vajzash! Adriana Lima mbron publikisht Kendall Jenner nga kritikat

Solidaritet mes vajzash! Adriana Lima mbron publikisht Kendall Jenner nga kritikat
November 30
10:17 2016

Kendall Jenner është zgjedhur një nga modelet e Victoria Secret. Por lidhur me këtë, ylli i Kardashian ka pasur mjaft kritika nga modelet e tjera, si dhe nga publiku në përgjithësi. Më së shumti kritikojnë se Kendall nuk i ka përmasat për të qenë modele, por ajo u zgjodh prej bujës së madhe që ajo dhe familja e saj kanë në rrjete sociale.

Mirëpo në një intervistë për “E! News”, modelja shumë e njohur Adriana Lima tregoi se ajo e pëlqen shumë punën me Kendall dhe mendon se ajo është e duhura, duke shtuar se gjithkush që akuzoi Kendall-in si jo të denjë, thjesht e ka zili.

“Kam punuar edhe më parë me Kendall në Europë, për firma si Versace dhe ajo është mjaft e ëmbël dhe e këndshme dhe gjithnjë është bukur të punosh me të. Gjithashtu, Kendall lufton fort për atë që dëshiron dhe unë e vlerësoj shumë këtë”, – ka thënë Lima. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje