Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Snoop Dogg: “Do të “pjek në hell” këdo që performon në ceremoninë e Donald Trump”

Snoop Dogg: “Do të “pjek në hell” këdo që performon në ceremoninë e Donald Trump”
January 11
18:55 2017

Njerëzit po përgatiten dita-ditës, bashkë me VIP-at, për ceremoninë e emërimit të Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në mënyra të ndryshme, por ajo e Snoop Dogg-ut ua kalon të gjithëve.

Reperi amerikan ka lajmëruar në Instagram se do të “pjekë të gjallë” këdo që performon në ceremoninë e Trump.

“Cili nga ju zezakët do ta bëjë një gjë të tillë?” – thotë Snoop në Instagram. “Po pres që më pas t’ju pjek të gjithëve në hell”.

Për javë me radhë, stafi i biznesmenit të njohur, tashmë president i SHBA-së, ka kërkuar personazhe të ndryshme për të performuar në ceremoni, pasi tradita e kërkon që artistë të ndryshëm të këndojnë në këtë event. Në listën e performuesve tashmë janë vetëm 3 emra: Jackie Evancho, Big & Rich dhe Cowboy Troy. /Blitz.al/

A video posted by snoopdogg (@snoopdogg) on

Komento
Shperndaje