Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Snapchat sapo ka surprizuar në mënyrë tejet origjinale familjen Kardashian!

Snapchat sapo ka surprizuar në mënyrë tejet origjinale familjen Kardashian!
November 17
08:55 2016

Të gjithë e dimë se pjesëtarët e familjes Kardashian janë shumë të lidhur me Snapchat-in dhe kanë qenë ndër të parët që e përhapën këtë aplikacion gjerësisht edhe te ndjekësit e tyre. Mesa duket, ka ardhur koha që Snapchat t’ua shpërblejë edhe me një surprizë shumë origjinale besnikërinë e tyre ndaj këtij aplikacioni.

Me rastin e lindjes së vogëlushes Dream, vajzës së Rob Kardashian dhe Black Chyna, stafi i Snapchat ka menduar të bëjë një filtër të veçantë dedikuar vajzës së vogël. “Mirëserdhe Dream!” – kanë shkruar ata te filtri, ndërkohë që kanë improvizuar në kukulla babain Rob dhe mamanë Black Chyna.

capture

E gjithë familja Kardashian janë lumturuar nga ky gjest ndaj nuk kanë ngurruar ta bëjnë publike këtë në llogaritë e tyre në Instagram, ku sigurisht kanë etiketuar edhe vajzën e vogël, së cilës i kanë hapur që tani një llogari në Instagram…/Blitz.al/

Komento
Shperndaje