Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Snapchat infekton VIP-at shqiptarë

April 04
07:38 2016

Albana Osmani

Albana Osmani
Picture 1 of 16

VIP-at shqiptarë kanë qenë gjithmonë shumë aktivë në rrjetet sociale. Një herë e një kohë ishte Facebook-u, më pas Instagram-i dhe tani Snapchat.

Snapchat, një aplikacion i ri i cili ka “infektuar” një pjesë të madhe të popullsisë.  Filtrat e Snapchat-it janë ndryshe nga filtrat që kanë qenë më parë në rrjetet sociale. Në Snapchat mund të transformohesh  si arush, si qen, mund të shtrembërosh fytyrën, të bëhesh plak etj. Ka kaq shumë filtra, që tërheqin çdo përdorues.

Këtij “infektimi” nuk mund t’i shpëtonin as VIP-at tanë. Çdo ditë ata hedhin foto duke përdorur këto filtra e duke u argëtuar me miqtë e tyre.  Ky aplikacion është përhapur si një virus. VIP-at që i shikonim në foto perfekte në rrjetet sociale, në Snap po i shohim komplet të transformuar. Çdo kush që provon këto filtra, vështirë se do të tërhiqet prapa. Shfletoni galerinë për të parë disa prej  VIP-ave tanë siç nuk i keni parë ndonjëherë.

Komento