Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Skivi flet për herë të parë pas sherrit me Noizy-n

September 23
21:24 2016

...

 

Këtë të premte, “Top Show Magazine” kishte dy të ftuar tepër të veçantë, për të cilët është folur shumë gjatë javëve të fundit.

Bëhet fjalë për dy reperat, Cozman dhe Skivi, të cilët janë bërë kryefjalë e lajmeve për shkak të sherrit me një tjetër reper, Noizy-n.

Për herë të parë pas zënkës në Prishtinë, 2 nga protagonistët kanë zgjedhur të flasin e të japin versionin e tyre në “Top Show”.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë, Skivi ka treguar se sherri ka nisur nga ata, pra nga Noizy dhe ndjekësit e tij.

“Ndodhesha në “Swiss Diamond” për një punë timen bashkë me Sophie Kastriota. Kur hyra në fillim, në derën e hotelit ndodheshin nja 10 persona, të cilët filluan të na shanin me fjalë nga më të pistat. I injorova dhe u futa brenda ambienteve të hotelit. Aty komunikova me menaxherin e hotelit, i cili më kërkoi ndjesë dhe më siguroi që situata ishte e qetë. Në lidhje me Cozman, e kishim lënë të takoheshim bashkë me një person të tretë për një klip të ri”, – tregon reperi. “Të gjithë e dinë që ne nuk provokojmë, këtë herë ata na provokuan”. Ai ka pranuar edhe se ndodhej në hotel pasi kishte një takim me Behxhet Pacollin.

Skivi ka treguar gjithashtu, se nuk kishte dijeni se Cozman kishte ardhur jashtë ambienteve të hotelit dhe se kishte ndodhur sherri që përfundoi me të lënduar. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje