Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Skifterja e zemrës” nga Klajdi dhe Besi do t’ju tregojë se si dasma e vitit u kthye në klip 

“Skifterja e zemrës” nga Klajdi dhe Besi do t’ju tregojë se si dasma e vitit u kthye në klip 
September 16
14:29 2017

Surpriza e Besit për Xhensilën në dasmën e tyre, “Skifterja e zemrës”, mban firmën “Threedots”, ndaj dhe suksesi do të ishte sigurisht i garantuar. Sytë e mbushur me lot të Xhensilës e treguan këtë më së miri.

Po sikur si Xhensila të ndihen të gjitha nuset e ardhshme që do të martohen në vijim? Kënga “Skifterja e zemrës” nga Klaidi Haruni dhe Besi është tashmë zyrtarisht kënga më e re në tregun muzikor. Vetëm pak minuta më parë është lançuar kënga dhe, siç ne të Blitz.al ju patëm paralajmëruar, klipi u realizua pikërisht në dasmën magjike të Besit e Xhensilës, që ishte në fakt edhe dasma e vitit.

Tani nuk mbetet gjë tjetër veçse të gjithë ju që do të martoheni të krijoni klipet tuaja me “skifteren e zemrës tuaj”, sepse Besi arriti ta surprizonte më së miri “skifteren” e tij! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje