Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Skena dhune në shtëpinë e Miranda Kerr

Skena dhune në shtëpinë e Miranda Kerr
October 15
09:23 2016

Shtëpia e Miranda Kerr është kthyer në skenë dhune këtë mëngjes.

Një incident ka ndodhur gjatë kohës që modelja ka qenë jashtë ambienteve të shtëpisë. Një nga rojet e sigurisë dhe një i panjohur janë konfrontuar me njëri-tjetrin dhe të dy kanë përfunduar në spital.

Departamenti i Policisë në Los Angeles  ka konfirmuar se janë dëgjuar të shtëna në shtëpinë e Kerr në Malibu, pasi një i panjohur është përpjekur të hyjë në shtëpi duke tentuar të kalojë portën e pronës private. Ai ka goditur me thikë rojën e sigurisë ndërsa vetë është goditur nga një tjetër roje. Të dy kanë përfunduar në spital.

Miranda Kerr e bleu këtë shtëpi në vitin 2012, pas divorcit të saj nga Orlando Bloom. Bëhet fjalë për një pronë me vlerë 2 milionë dollarë pranë oqeanit./Blitz.al/

Shperndaje