Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Skandali seksual në “Hollywood” – Pamela Anderson shton: “Nuk kërkoj falje, e dinë ç’ndodh po shkove në hotel.”

Skandali seksual në “Hollywood” – Pamela Anderson shton: “Nuk kërkoj falje, e dinë ç’ndodh po shkove në hotel.”
December 04
12:26 2017

Pas valës së akuzave për ngacmime seksuale ndaj producentit Harvey Weinstein, Pamela Anderson shkaktoi më shumë polemika kur tha se femrat e njihnin mjaft mirë Weinstein dhe e dinin se çfarë do të ndodhte “vetëm në një dhomë hoteli”.

Ajo ka shpjeguar se nuk fajëson ato që e kanë akuzuar, por vazhdon të mendojë se gratë duhet të jenë të vetëdijshme.

“Ato nuk janë viktima të fajit. Ai është një derr seksist dhe bën kurse vetmbrojtjeje. Gratë duhet të jenë të vetëdijshme për të përballuar problemet me të. Nuk do të kërkoj falje për atë që kam thënë dhe do të mbroj atë që kam thënë”.- është shprehur Pamela për “TMZ”.

Ylli i “Baywatch” ka pohuar se është përpjekur mos ta vendoste veten në të tilla situata, pasi çdokush e di çfarë ndodh në një dhomë hoteli, e këto gjëra në Hollywood ndodhin shumë shpesh. /Blitz.al/

Shperndaje