Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Skandali në Hollywood nuk ndalet me kaq, aktori ynë i dashur i fëmijërisë akuzohet për ngacmim seksual

Skandali në Hollywood nuk ndalet me kaq, aktori ynë i dashur i fëmijërisë akuzohet për ngacmim seksual
October 25
13:09 2017

Një tjetër skandal seksual është shënuar në Hollywood, pjesë e të cilit tanimë është aktori me famë botërore Steven Seagle , i cili akuzohet nga prezantuesja amerikane e “Inside Edition”, Lisa Guerrero , për ngacmim seksual ndaj saj gjatë kohës së provave për filmin “Fire Down Belo”, i cili xhirohej në vitet ’90.

“Fillimisht jam thirrur për audicion për filmin në shtëpinë e Steven Seagalit , kështu që mora edhe një mikeshë me vete që të mos isha vetëm me të. Kam shkuar në shtëpi duke u ndjerë shumë mirë në lidhje me provën, dhe po atë ditë më thirri menaxheri i tij duke më thënë: “Steven do që të të japë një rol, por ti duhet të shkosh sërish në shtëpinë e tij për një provë private sonte”.

Prezantuesja Guerrero në intervistën për Newsweek tha se ajo nuk pranoi, dhe pikërisht për këtë arsye roli iu dha më pas një aktoreje tjetër. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje