Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Skandali në Hollywood – Harvey Weinstein po hetohet për 28 krime seksuale!

Skandali në Hollywood – Harvey Weinstein po hetohet për 28 krime seksuale!
November 28
10:10 2017

Skandali i Hollywood-it me në qendër regjisorin Harvey Weinstein ka marrë përmasa akoma edhe më të mëdha. Weinstein është paditur për trafikim seksual në Kanë në Francë. Aktorja Kadian Noble ngriti një padi kundër tij, të vëllait dhe kompanisë së tyre “The Weinstein Company”. Noble pretendon se Weinstein i kërkoi të takohej në Le Majestic Hotel në vitin 2014 për të diskutuar karrierën e saj dhe kur arriti Harvey u ul pranë saj dhe filloi ta masazhonte e më vonë ta prekte në vende intime edhe pse ajo po i lutej të ndalonte.

Thuhet se regjisori ka kryer marrëdhënie seksuale me forcë me aktoren në fjalë. Mbi Weinstein rëndojnë plot 28 krime seksuale të lidhura me personazhe të njohur të Hollywood-it dhe thuhet se ky numër është në rritje pasi priten të zbardhen më shumë denoncime dhe padi. Mes tyre përfshihen emra të njohur si Rose MsGowan, Ashley Judd, Elizabeth Karlsen, Emily Nestor, Ambra Battilana, Lauren O’Connor, Liza Campbell etj./Blitz.al/

Komento
Shperndaje