Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Skandali i tradhëtisë/ Kylie Jenner “përzë” Jordyn Woods nga shtëpia, reagon për herë të parë Kim Kardashian

Skandali i tradhëtisë/ Kylie Jenner “përzë” Jordyn Woods nga shtëpia, reagon për herë të parë Kim Kardashian
February 21
12:38 2019

Nëse keni jetuar poshtë një guri këto dy ditët e fundit, një tjetër skandal ka përfshirë familjen Kardashian pasi është konfirmuar lajmi që Tristan Thompson e ka tradhëtuar Khloe Kardashian me shoqen e ngushtë të Kylie Jenner.

Edhe pse nuk ka pasur ende asnjë koment, si nga Khloe dhe Tristan, ashtu edhe nga pjestarët e tjerë të familjes, kanë filluar të shihen reagimet e para. Fillimisht ishte motra më e famshme Kardashian, Kim, e cila “theu heshtjen” në mënyrën e saj duke hequr nga Instagrami ish-partnerin e Khloe dhe ish-mikeshën e Kylie, Jordyn Woods. Nëse dikush tjetër do ta kishte bërë këtë veprim, nuk do ishte ndonjë gjë e madhe por kur ë bën Kim do të thotë që gjendja është serioze.

Ndërkohë siç mësohet, Jordyn Woods është larguar nga shtëpia e Kylie Jenner, ku ajo praktikisht jetonte. Burime për “People” thonë se ajo ka shkuar të jetojë me mamanë e saj dhe nuk është më e mirëpritur në shtëpinë Kardashian. Para pak kohësh Woods ishtë gati për të nisur një biznes të ri, e ndihmuar nga Kylie Jenner. Ato ishin gati të pandashme nga njëra-tjetra, prandaj dhe motra më e vogël e klanit Kardashian/Jenner është zhgënjyer shumë nga kjo histori dhe ka marrë një vendim kaq drastik. Gjithsesi Kylie ende e ndjek Jordyn në Instagram, kështu që nuk dihet si do të vazhdojë marrëdhënia e tyre.

Nëse jeni kurioz se si po e përjeton Khloe ndarjen dhe gjithë tradhëtinë, kjo është një foto e saj e shkëputur nga një event ku ishte mbrëmë e ftuar. Është pak të thuhet se nuk ishte dhe aq e lumtur, por ja doli ta përballojë gjithë presionin e gazetarëve me sukses:

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje