Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Skandalet seksuale në “Hollywood”, aktori i njohur kundër grave: Po kthehet në një “gjueti shtrigash”!

Skandalet seksuale në “Hollywood”, aktori i njohur kundër grave: Po kthehet në një “gjueti shtrigash”!
January 15
12:21 2018

Çdo ditë po dalin histori të reja në lidhje me abuzimet seksuale dhe duket sikur kjo tashmë është kthyer në trend. Shumë gra në Hollywood po ngrenë zërin ndaj abuzimeve dhe kjo ka bërë të organizohen edhe lëvizje të ndryshme si “Time is now”, për t’i inkurajuar femrat të tregojnë me guxim historitë e tyre dhe të vendoset drejtësi.

Por duket se jo të gjithë janë pro kësaj lëvizjeje, sepse aktori i njohur Liam Neeson është një ndër të parët burra në Hollywood, i cili ka dalë kundër grave duke thënë se kjo tashmë është kthyer në një “Gjueti shtrigash”. Këto deklarata pasuan ato të aktores franceze Catherine Deneueve e cila u shpreh disa ditë më parë se burrat po dënohen gabimisht dhe se ata kanë të drejtë e janë të lirë të bëjnë të gjitha përpjekjet e tyre për të joshur një grua.

Ai ka qenë i ftuar në një emision irlandez dhe ka thënë:

“Ka disa njerëz, njerëz të famshëm, të cilët akuzohen papritur se kanë prekur gjunjët e një vajze dhe papritur po largohen nga programet e tyre. Kjo po kthehet në një “gjueti shtrigash”. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje