Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Skandal! Tinka Kurtit i dhurojnë një foto të saj në moshë të vogël por e ngatërrojnë me dikë tjetër

Skandal! Tinka Kurtit i dhurojnë një foto të saj në moshë të vogël por e ngatërrojnë me dikë tjetër
September 14
16:33 2018

Së fundmi, në qytetin e Korçës  është mbajtur festivali “Ko Ko fest” ku kanë qenë të ftuar edhe personazhe të njohur. Në fund të këtij festivali aktores të mirënjohur Tinka Kurti i është dhënë një fotografi kur ajo ka qenë e vogël. Gjest ky që ka prekur aktoren dhe madje kjo fotografi është shpërndarë në shumë kopje, të cilat janë bërë dhuratë nga organizatorët e festivalit.

Deri këtu çdo gjë duket mjaft e bukur por Dritare.net sapo ka zbuluar se ka ndodhur një skandal!

Vajza në foto nuk është aktorja Tinka Kurti por është një ish mësuese shkodrane, Liri Qemail Quku e cila nuk jeton më.

Pas shpërndarjes së fotografisë kanë reaguar familjarët e ish mësueses të cilët janë shprehur të irrituar nga ky gabim i organizatorëve.

“Vajza e Kartolinave asht halla jeme Lirie Quku Sulo, e veshun me kostumin e dardhareve. Dalë në 1941 Dardhë, Korçë gjatë periudhës që gjyshi im Qamil Quku ishte kryetar i kësaj komune. E marrë nga albumi i familjes Quku. Një shpjegim ky që e ndieva si detyrë ta bëja, sepse tashti vonë njërës nga këto foto i asht vu emri i nje aktoreje shkodrane, shumë të njoftun dhe mund të jetë diku e varun në një dhomë shkodrane”.- ka treguar mbesa e saj, Valbona Quku.

E pra, mund të themi se gabime ndodhin por në këto raste, siguria është shumë e rëndësishme!/Blitz.al/

Komento
Shperndaje