Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Skandal! Në shtëpinë e Michael Jackson gjenden materiale pedofilie

Skandal! Në shtëpinë e Michael Jackson gjenden materiale pedofilie
June 21
16:34 2016

Kanë kaluar thuajse 7 vite tashmë nga vdekja e Michael Jackson, ama sekretet e “Mbretit të Pop-it” ende nuk janë zbuluar të gjitha.

Sipas asaj që raporton “Radar Online”, në vitin 2003 policia ka zbuluar një koleksion materialesh pedopornografie në Neverland Ranch, shtëpinë ku Michael jetoi për vite. Lajmi për këtë zbulim u shpërnda vetëm tani dhe arkivi përmban foto nudo të fëmijëve, e madje tortura apo seks sadomazokist me minorenë e të rritur.

Ndjekja e kësaj piste filloi pas akuzave të përsëritura për ngacmime seksuale mbi të miturit.
Sipas informacioneve të para, janë gjetur shkrime, ditarë, dokumenta, fotografi, materiale audio e video. Përveç këtyre janë gjetur gjithashtu edhe ilaçe për të kuruar varësinë ndaj seksit, me recetat përkatëse të marra nga mjekë afër yllit të muzikës.

“Dokumentet e gjetura zbulojnë se Michael Jackson ka qenë një manipulues, i varur nga seksi e droga!” – tregon një burim anonim i informuar rreth çështjes.

 

Komento