Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Skandal! I biri e nxjerr nga shtëpia, nënës i bie të fikët te “Shihemi në gjyq”

Skandal! I biri e nxjerr nga shtëpia, nënës i bie të fikët te “Shihemi në gjyq”
April 24
18:05 2016

Në seancën e sotme të “Shihemi në gyq” , në Tv Klan, tek “E Diela Shqiptare”, është ftuar një nënë e moshuar e quajtur Naxhie, e cila pretendon se i biri i saj, Gëzimi, e ka nxjerrë nga shtëpia dhe ai për këtë ka edhe një kontratë dhurimi false, që e ka bërë pronar.

Gjatë kohës së trasmetimit të diskutimeve mbi këtë çështje, ndërmjetësja Eni Çobani kërkon në linjë telefonike të ketë një komunikim me vëllain e Naxhies për të ditur më shumë rreth situatës familjare dhe se si qëndron e vërteta.

Nuk kaloi shumë kohë nga telefonata dhe znj. Naxhie shfaqi shqetësime shëndetësore dhe i ra të fikët në emision. Të gjithë u mblodhën pranë saj dhe transmetimi u ndërpre.

Megjithatë, pas publicitetit, Ardit Gjebrea, prezantues i emisionit, lajmëroi publikun se çdo gjë ishte nën kontroll, pasi edhe znj. Naxhie ishte e gatshme për të vazhduar seancën e ndërmjetësimit.

Komento
Shperndaje