Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“S’kam heq askënd nga puna për t’i zënë vendin, nuk lejoj të më ulin figurën”-Alba Çobaj flet për paragjykimet në televizion

“S’kam heq askënd nga puna për t’i zënë vendin, nuk lejoj të më ulin figurën”-Alba Çobaj flet për paragjykimet në televizion
April 14
09:28 2019

Prej pak ditësh “Ditë për ditë” programi që drejtohet nga Alba Çobaj ka nisur trasmetimin në Tv Klan.

Këtë të shtunë Alba ka qenë e ftuar në emisionin “Thumb” ku ka treguar të rejat e saj nga jeta profesionale dhe personale.

Aulona dhe Fatma e kanë pyetur nëse ajo si një personazh që ka nisur karrierën televizive me pjesëmarrjen në një reality show, ka ndjerë paragjykime në jetën e përditshme tashmë që ka njv emision të sajin në një televizion të madh si Tv Klan.

“E paragjykuar jo pavarësisht se ma thonë shpesh “Alba e Big-ut”. Nuk e lidh sepse unë kam punuar shumë, kam punuar fort edhe pa u paguar. Normalisht nuk ia lejoj askujt që të më ul figurën time apo të më hedh poshtë, të më paragjykojë. Nuk i kam rënë në qafë askujt, nuk  kam heq askënd nga puna që të futem vetë. Ata që mund ta thonë janë njerëz që nuk janë afër meje dhe nuk e dinë fare sa më është dashur për të arritur këtu.”,- është shprehur Alba./Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje