Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sinan Hoxha: Unë i shkurtër? Keni nevojë për syze!

Sinan Hoxha: Unë i shkurtër? Keni nevojë për syze!
August 29
19:47 2016

I ka emocionuar të gjithë dedikimi që Andrra Destani i bëri dy ditë më parë bashkëshortit të saj, Sinan Hoxha, në 1-vjetorin e martesës së tyre, duke postuar në rrjetet sociale një foto me fëmijën në krahë.

Ndër urimet e shumta të ndjekësve, ato që në fakt i kanë mbetur peng këngëtarit kanë qenë komentet që vinin në pah se Andrra ishte shumë më e gjatë se Sinani, sikur kjo të ishte një mëkat.

Këtë gjë ka dashur ta sqarojë vetë Sinani, i cili në profilin e tij në Instagram ka postuar të njëjtën pozë, këtë herë pa vajzën e vogël, ku shkruan se në të vërtetë duket i shkurtër pasi është ulur në cepin e kolltukut, ndërkohë që bashkëshortja është në këmbë.

“Kaq i shkurtër unë? Përgjigje për të gjithë ata që nuk shohin mirë; në të dyja fotot jam i ulur në cep të kolltukut se më çmendët! Jo për gjë, por më bëtë xhuxh. E kisha fjalën për ju që keni nevojë për syze dhe jeni bërë merak për gjatësinë time”, – shprehet Sinani, i cili, edhe pse në dukje me shaka, e ka pasur me merak ta sqarojë këtë çështje që ka prishur harmoninë që përcjell fotoja. /Blitz.al/

Shperndaje