Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Simon Cowell: Rita Ora, shumë egoiste…

Simon Cowell: Rita Ora, shumë egoiste…
August 28
15:00 2016

Simon Cowell – “bosi” i show-t të talenteve “X Factor”, shprehet se ish-anëtaret e jurisë së spektaklit, Rita Ora dhe Cheryl, janë shumë egoiste për të qenë pjesë e panelit.

Sipas 56-vjeçarit, ato janë më të përqendruara te karriera e tyre sesa në përkushtimin ndaj artistëve të rinj, duke qenë se vendosën të mos jenë më pjesë e jurisë.
Për këtë ai i zëvendësoi këngëtaret me Nicole Scherzinger dhe Sharon Osbourne.

“Kur je i ulur si anëtar jurie në një format të tillë duhet t’i pëlqesh të tjerët. Në të kundërt nuk mund ta bësh këtë punë. Është shumë e thjeshtë… Ka një problem, këngëtarët nuk duan të zbulojnë yjet e rinj. Nuk është në ADN-në e tyre. Ata mendojnë vetëm për veten”, – thotë Cowell.

Por nuk është vetëm ky problemi, pasi shumë prej fansave të show-t kanë filluar të pyesin për vërtetësinë e garës, që nga momenti kur u zbulua se një nga garuesit jo vetëm që është regjistruar në një studio muzikore, por madje ka performuar në një koncert. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje