Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Simon Cowell kërkon të ribashkojë “Spice Girls” pas 20 vjetësh

Simon Cowell kërkon të ribashkojë “Spice Girls” pas 20 vjetësh
June 21
18:40 2016

Simon Cowell, themeluesi i “X Factor” kërkon që të ribashkojë grupin “Spice Girls” për të festuar 20-vjetorin e formimit. Ai kërkon që vajzat të bëjnë një album të ri bashkë këtë vit dhe për këtë arsye ka kontaktuar me to. Simon i ka bërë një ofertë zyrtare Mel B për të regjistruar në Syco, por ajo është ende e pavendosur për këtë. Sipas një burimi të afërt, Simon kërkon me ngulm të bëjë një album me “Spice Girls” dhe ai ka në plan një projekt të madh në qoftë se vajzat pranojnë të ribashkohen.

Mel B, Emma Bunton dhe Geri Halliwell janë treguar më të gatshme për këtë ribashkim, por raportohet se Victoria Beckham dhe Mel C  nuk kanë pranuar të marrin pjesë. Sepse sipas Victorias, Simone është personi që prishi grupin dikur dhe ajo nuk do të punojë përsëri me të.

Etiketimet
Shperndaje