Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Silvio Berlusconi mbështet aktoren e njohur: Femrat “vdesin” që meshkujt t’i joshin!

Silvio Berlusconi mbështet aktoren e njohur: Femrat “vdesin” që meshkujt t’i joshin!
January 12
12:51 2018

Ish-Kryeministri italian, Silvio Berlusconi ka mbështetur aktoren franceze Catherine Deneuve këtë të enjte, për mbrojtjen e meshkujve të akuzuar për sulme seksuale në vazhdën e skandalit të regjisorit të “Hollywood”-it, Harvey Weinstein.

 “Catherine Deneuve tha disa fjalë të bekuara”, – u shpreh 81-vjeçari, i cili dha dorëheqjen në vitin 2011 pas përfshirjes në një skandal të ngjashëm, të ashtuquajturën “Bunga Bunga”, për festat e shumta me femra të reja, por edhe pas hetimit për marrëdhënie seksuale me prostituta minorene.

“Është e natyrshme që femrat të jenë të lumtura, kur një mashkull përpiqet t’i joshë ato”, – tha ai në një intervistë televizive. “Nuk kam shumë eksperienca në lidhje me këtë temë, pasi gjithmonë kanë qenë femrat që janë përpjekur të më joshin”.

Deneuve dhe 99 femra të tjera franceze denoncuan të martën reagimin e ashpër ndaj meshkujve, duke thënë se fushata ndërkombëtare kundër ngacmimeve seksuale ka shkuar deri në “puritanizëm” dhe se është ushqyer nga “urrejtja ndaj burrave”.

Manjati miliarder i medias u shpall i pafajshëm në gjyqin për ngacmim seksual në vitin 2014, sepse gjykata vendosi se nuk mund të provohej se ai e dinte moshën e balerinës adoleshente të klubeve të natës, Karima El Mahroug, e njohur ndryshe edhe si “Ruby, rrëmbyesja e zemrave”.

Shperndaje