Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Silvana Baltadori: “Një femër me shumë eksperienca është k**vë”

Silvana Baltadori: “Një femër me shumë eksperienca është k**vë”
April 21
00:40 2016

Virgjëria është një temë shumë e diskutuar në Shqipëri. Ajo është ende një  tabu, edhe pse shumë njerëz nuk duan ta pranojnë. Meshkujt në Shqipëri kërkojnë të njohin sa më shumë femra me eksperiencë, por kur vjen puna te nusja e duan të virgjër. Po kur nusen e doni të virgjër përse të dashurat i kërkoni me eksperiencë? Kjo pyetje lindi në “Top Show” pak minuta më parë, teksa po diskutohej tema “E dua nusen të virgjër”.

Ajo që bëri më shumë përshtypje ishte një nga të ftuarat, Silvana Baltadori, e cila tha: “Një femër e cila ka pasur më shumë se dy eksperienca nuk ka moral. Nëse je 25 vjeç dhe ke pasur 30 të dashur i bie që nuk je mirë nga trutë, meshkujt të kanë përdorur”.

Një mentalitet i vrazhdë nga një femër që pretendon se është mendjehapur. Ka takuar të dashurin e vajzës, e ka parë duke u puthur por kur vjen puna te seksi vazhdon të qëndrojë me idenë se femra është mirë të ruajë virgjërinë deri në një moshë madhore. Njëkohësisht bie në kontradiktë me fjalët e saj, sepse thotë se një çift kënaqet kur ka eksperiencë dhe më pas shton se ai që të zhvirgjëron duhet të jetë burri yt. Batuta e pak minutave më vonë: “Nuk ia jap vajzën time një varfanjaku. Jam artiste, por varfërinë e urrej” u pasua edhe nga një tjetër: “Nuk do ta shoh dot dhëndrin në sy nëse nuk ma merr vajzën të virgjër”. Pse duhet të turpërohesh ti kur dhëndri e ka zgjedhur vajzën tënde? Kur ai dashuroi atë dhe jo virgjërinë e saj?

Mentaliteti i të pasurit “nusen e virgjër” prek rininë duke i ushqyer ndjesinë që në qoftë se ke më shumë se dy eksperienca “ngele në derë”.

Një tjetër i ftuar në panel, Andi, edhe pse 29 vjeç pretendon që bashkëshortja e tij e ardhshme të jetë e virgjër. Madje është gati të vërë dorën në zjarr që të gjithë meshkujt mendojnë kështu. Nëse kjo do të ishte e vërtetë atëherë pjesa më e madhe e meshkujve janë martuar me një gënjeshtër të madhe.

Komento
Shperndaje