Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sienna Miller dhe Ben Affleck bashkë në premierën e filmit: Pas skenave të seksit kemi qeshur me lot

Sienna Miller dhe Ben Affleck bashkë në premierën e filmit: Pas skenave të seksit kemi qeshur me lot
January 10
13:13 2017

Sienna Miller dhe Ben Affleck  janë shfaqur pranë njëri-tjetrit gjatë premierës së “Live by Night” në Los Angeles. Aktorja 35-vjeçare britanike është shfaqur në tapetin e kuq me një fustan rrezëllitës dhe ka dhënë një intervistë për “E!online” mbi skenat e seksit me Ben Affleck në film.

Asnjë film i mirë nuk mund të quhet i tillë pa një histori romantike dhe  pa skena seksi në të dhe të dy kanë pranuar se kanë qeshur shumë gjatë xhirimeve.

“Ben dhe unë jemi si motër dhe vëlla, falë Zotit, kështu që mes nesh nuk kishte ndjesi turpi apo momente të sikletshme. Ai është shumë profesionist, unë nuk jam ndërsa ai po.  Ekziston një montazh me shkrim ku thuhej se ne kryem marrëdhënie në çdo vend, në makinë, në një bar dhe reagimi im ishte: Ishte një ditë xhirimesh me kaq shumë skena dashurie! Ok, si mund ta bëjmë këtë?

Natyrisht pas nëntë orësh kemi qeshur me lot, edhe pse nuk mund t’ju tregoj pse. Ben ishte shumë profesionist, sigurisht”,- është shprehur aktorja./Blitz.al/

q1 q2

Komento
Shperndaje