Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Siç premtoi, Dua Lipa do mbajë koncert madhështor në Prishtinë! Ju tregojmë datën zyrtare

Siç premtoi, Dua Lipa do mbajë koncert madhështor në Prishtinë! Ju tregojmë datën zyrtare
February 23
16:03 2018

U akuzua shumë Dua Lipa nga një pjesë e mirë e shqiptarëve të cilët e quajtën shumë arrogante refuzimin e Duas për të qenë e pranishme në koncertin e 10 vjetorit të Pavarësisë. Por më vonë i at i Duas tregoi se në fakt këngëtarja nuk ka pasur një ftesë zyrtare dhe gjithë historia ka qenë veçse një spekulim mediatik.

Në fakt teksa uroi Pavarësinë e Kosovës në një postim në Instagram, Dua shkruante se shumë shpejt do të vinte për një koncert. Mesa duket, këngëtarja nuk paska gënjyer.

Vetëm disa minuta më parë ajo ka shpërndarë në Instagram turin e saj veror me të gjitha datat e përcaktuara. Në datën 10 gusht, Dua do të jetë në Prishtinë për të mbajtur një koncert të madh seiç dhe ka premtuar.

Në fakt në këto data ajo do të suportohet edhe nga Bruno Mars, por ende nuk jemi të sigurtë nëse ky i fundit do të jetë gjithashtu pjesëmarrës në koncertin e Kosovës.

Sidoqoftë, fituesen e dy çmimeve në Brit Aëards do kemi mundësi ta ndjekim live në 10 gusht në Prishtinë. Ruajeni datën dhe bëni gati planet! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje