Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Siç nuk e kishim menduar ndonjëherë: Soni Malaj feston ditëlindjen në vendin më të pazakontë

Siç nuk e kishim menduar ndonjëherë: Soni Malaj feston ditëlindjen në vendin më të pazakontë
October 23
15:35 2017

Soni Malaj sapo vendosi një standard të ri për festimin e ditëlindjes: të kalosh ditën e lindjes pikërisht në palestër, aty ku në fakt Soni është çdo ditë sepse e dimë më së miri se sa shumë ajo e dashuron aktivitetin fizik dhe mirë bën në fakt sepse ia ka parë rezultatet.

Ajo e ka ndarë një video me të gjithë ndjekësit në Instagram ku i falenderon për urimet ndërkohë që është duke bërë ushtrimet e zakonshme në palestër. “Për të tretur tortën e ditëlindjes” – është shprehur Soni ndërkohë që vazhdon të qeshë dhe argëtohet në palestër.

Herën tjetër kur të mos keni një ide se ku ta festoni ditëlindjen, Soni ju jep një ide: në palestër, do ndiheni mirë shpirtërisht dhe gjithashtu do t’i bëni nder trupit tuaj. /Blitz.al/

????? #birthdaygirl ?

A post shared by S?N☝? ♏️A??AJ ☀️ (@soni_malaj) on

Komento
Shperndaje