Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Siç ka lezet për Shën Valentin”, Fiori Dardha na rrëfen episodin plot të qeshura me bashkëshortin e saj

“Siç ka lezet për Shën Valentin”, Fiori Dardha na rrëfen episodin plot të qeshura me bashkëshortin e saj
February 14
10:51 2018

Me siguri do të jenë të shumtë ata personazhe të njohur të cilët sot do të na rrëfejnë episode nga jeta e tyre sentimentale apo do të urojnë publikisht partnerët e tyre. E para ia ka nisur Fiori Dardha, moderatorja e “Boom” në Ora Neës, e cila edhe sot, nuk e ka lënë pas tipin e saj mjaft sportiv.

Teka ka postuar një foto me bashkëshortin e saj, Fiori shkruan: “Më la 10 mijë lekë të vjetra mbi tavolinë. ‘Merri! Prishi të gjitha”- më tha. Gëzuar! P.S: Diçitura është për humor. Dashuria e vërtetë nuk ka nevojë as për 10 mijë, as për 100 mijë, as për 1 milion dhe as për 10 milon lekë të vjetra. Duhen më shumë!!! Për portalet: Është shaka!” – ka përfunduar ajo.

Nga martesa me bashkëshortin, të dy gëzojnë një vogëlush shumë simpatik me emrin Abel i cili është padyshim dashuria më e madhe e mamit dhe babit. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje