Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sia u kushton këngë “më të mirëve”

Sia u kushton këngë “më të mirëve”
September 06
15:42 2016

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Sia ka publikuar mëngjesin e sotëm këngën dhe klipin e saj më të ri në bashkëpunim me Kendrick Lamar, të titulluar “The Greatest”.

Videoja është e ngjashme me atë të “Chandelier”, por ndryshe nga herët e tjera ka një mesazh tepër të qartë dhe ka shumë protagonistë. “The Greatest” u është kushtuar të gjithë atyre që humbën jetën në tragjedinë e Orlando-s.

Në fillim të videos, Maddie Ziegler, balerina e shfaqur pothuajse në të gjitha klipet e Sia-s, fshin lotët me ngjyrat e ylberit. Më pas ajo duket e torturuar dhe fillon të qajë me dënesë. Nga të qarat e Maddie-t zgjohen edhe trupat e pajetë të shtrirë përtokë [viktimat] dhe u kujton se nuk duhet të heqin dorë e që janë “më të mirët”.

Në fund, të gjithë fëmijët kërcejnë së bashku në dhomat e shtëpisë nën sferat e diskos, duke na dhënë idenë e një “club”-i, para se të bien në tokë “të vdekur”.

Kënga gjendet në të gjitha “tregjet” online, si Apple, Spotify e Google Play, kurse video gjendet në Youtube. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje