Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sia “ndez” skenën e “The Voice of US”

May 25
20:33 2016

Kur Sia ngjitet në skenë, asgjë nuk është e sigurt, përveç argëtimit.

“Në gradën më të lartë të argëtimit” është cilësuar performanca e mbrëmshme e Sia-s në finalen e “The Voice of US”.

Këngëtarja 40-vjeçare është ngjitur mbrëmjen e kaluar për të performuar hitin e saj “Cheap Thrills” bashkë me Maddie Ziegler, balerina e vogël që është shfaqur në një seri videosh të artistes. Ajo që nuk mund të mungonte në këtë performancë është parukja bardhë e zi e Sia-s, e cila e ka vënë atë në pothuajse çdo performancë të saj.

Finalja e “The Voice of US” rezervoi një spektakël të vërtetë edhe me performancat e Little Big Town, Black Shelton, Zayn Malik, Ariana Granda, Christina Aguliera etj.

Ndër katër finalistët – Alisan Porter, Adam Wakefield, Laith Al-Saadi dhe Hannah – Alisan arriti të merrte trofeun e zërit më të mirë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje